Atletico Madrid mundi 1-0 Osasunan në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për La Liga. Goli që i dhuroi fitoren Los Colchoneros mban firmën e Alvarez, në minutën e 55-të.

Emocionet nuk munguan në pjesën e mbetur të sfidës, teksa në fund vendasit iu afruan edhe golit të dytë.

Me këtë rezultat, ekipi nga Madridi kryeson kampionatin spanjoll me 44 pikë, 1 pikë më shumë se Real Madrid ndjekës. Osasuna është në vendin e 11-të, me 25 pikë të grumbulluara.

Në sfidën tjetër të La Liga të luajtur sot, Las Palmas pësoi disfatë me shifrat 1-2 ndaj Getafes.

 

 

(J.S/BalkanWeb)

 

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb