AUSTRALI-Melbourni dhe Victoria, janë goditur të hënën nga një stuhi e fuqishme që ka shkaktuar deri tani 4 të vdekur, si pasojë e problemeve me frymëmarrjen.

Stuhia me intensitet të lartë ka sjellë shumë probleme me asmën edhe me personat që nuk vuanin nga kjo sëmundje.

Ekspertët alergologë mendojnë që gjatë stinës së pranverës (sepse në Australi tani është pranverë), stuhitë rrisin problemet me polenën, e cila depërton deri thellë në mushkëri.

Në spital janë paraqitur deri tani më shumë 1870 persona, të cilët kanë pasur probleme me frymëmarrjen, tha zëdhënësi Mick Stephenson.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: