SHBA-Në këtë video të regjistruar në Bahamas ku zakonisht kjo pjesë e oqeanit është e mbuluar me ujë tani uji është tërhequr.

Kjo si pasojë e Uraganit Irma. Ky femomen ka shqetësuar së tepërmi banorët të cilët kanë postuar këtë video në rrjetet sociale, duke menduar se ndoshta mund të bëhet fjalë për një cunam.


Por meteorologët kanë siguruar popullsinë duke thënë se uji është tërhequr në qendër të Uraganit, për shkak të fuqisë së tij të madhe, por niveli i oqeanit do të kthehet ngadalë sërish në normalitet. I njëjti përdorues që postoi videon në Twitter, tregoi më pas sërish në rrjetin social se situata i ishte kthyer normalitetit, në një distancë pas 12 orësh.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb