Dortmundi rrëshket, Bajerni nuk fal!Skuadra e Robert Kovaç e ka lënë pas shpine nisjen e keqe të sezonit, e cila ishte gati traumatike për të gjithë tifozët bavarezë, dhe ka mbërthyer Dortmundin në vendin e parë. Tashmë, pas 24 javësh kampionat, Borusia e Dortmundit dhe Bajerni i Mynihut kryesojnë të dyja me të njëjtën kuotë pikësh, 54, por nëse vendosim në peshore faktorin psikologjik, djemtë e Kovaç janë dukshëm më të avantazhuar.


Në përballjen delikate të luajtur në Gladbah ndaj Borusias vendëse, bavarezët kanë triumfuar me një rezultat bindës 5-1, duke mos e vënë kurrë në diskutim rezultatin.



Në pjesën e parë Havi Martinez shënon një gol praktikisht nga dhomat e zhveshjes, kur në minutën e dytë i jep epërsinë miqve. Mënshengladbahu tronditet dhe Myler përfiton duke dyfishuar në minutën e 11-të. Gjithsesi do të ngushtojë diferencën në pjesën e parë, pasi Stindl do të barazojë në të 37-ën.

Por me fillimin e së dytës, konkretisht në të 47-ën, Robert Levandovski shënon golin e tretë dhe rikthen bavarezët në dy gola epërsi. Në minutën e 75-të ka lavdi dhe për Gnbarin, që vret ndeshjen me golin e katërt të takimit, ndërsa në kohën shtesë, Levandovski plotëson manitan nga pika e bardhë e penalltisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb