Një javë më parë, Bajern Mynih ëndërronte të mbyllte sezonin me tripletë trofesh. Sot, skuadrës së Ançelotit i mbetet të shohë vetëm kampionatin, pasi lamtumirës nga Liga e Kampioneve iu shtua edhe ajo nga Kupa e Gjermanisë.


Baravrezët pritnin në “Allianz Arena” Borusian e Dortmundit në një ndeshje që cilësohej si finale e parakohshme, meqë ky turne luhet më eliminim direkt, pa ndeshje kthimi. Gjërat po shkonin mjaft mirë për ekipin vendas në pjesën e parë, pasi pavarësisht avantazhit të Rojs, ata arritën të përmbysnin gjithçka me golat e Martinez dhe Humels.


Por 5 minuta në pjesën e dytë bënë diferencën në këtë duel dhe i dhanë suksesin Borusias me një përmbysje të jashtëzakonshme 3-2. Fillimisht Aubamejang e më pas edhe Dembele shënoi në portën e Bajernit dhe Borusia më pas u tërhoq për të mbrojtur me dhëmbë një rezultat shumë të vlefshëm edhe për prestigjin, përveç faktit që i jep mundësinë të luftojë për një trofe në këtë sezon.


Në finale, Borusia do të ketë përballë një skuadër jo edhe aq të fortë në letër, si Eintraht Frankfurt, e cila një ditë më parë mundi me penallti Borusian e Mynshengladbahut në gjysmëfinalen tjetër./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: