BJELLORUSI

Futbollisti shqiptar Elis Bakaj, e ka mbyllur kampionatin bjellorus ditën e djeshme, ndërsa shënoi edhe një gol për ekipin e Shaktjor Soligorsk i cili fitoi në shifrat 4-0 përballë Minskut. Sfida u zhvillua në një terren me borë dhe për këtë ka bërë bujë  edhe festa e Bakajt. Pasi shënoi golin, shqiptari vrapoi anash fushës dhe më pas në gëzim e sipër u hodh në mes të borës.

Këtë moment të veçantë e ka shpërndarë Bakaj në rrjetet sociale teksa shkruan:  “Kjo ndodh kur vjen nga një vend me diell.”

 

View this post on Instagram

 

This happens when you come from a sunny country ?????

A post shared by Elis Bakaj (@elisbakaj19) on

Por ky moment nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga futbollistë të tjerë shqiptarë. Zëvendës trajneri i Teutës, Endri Vrapi tha se më shumë ka vrapuar për të shkuar tek bora sesa për të shënuar golin.

“Më shumë ka vrapuar me u hudh në borë, se sa me bo golin”, shkruan ai. Ish-gardiani i portës së Tiranës, Edvan Bakaj, përdor një sens tjetër humori duke i kujtuar paratë: “Aty te bora janë (lekët).”, shton ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: