Bekim Balaj dhe Tomas Strakosha ishin dy lojtarët që dolën përpara mediave në ditën e parë të grumbullimit të kombëtares shqiptare në vigjilje të sfidave të shtatorit. Sulmuesi që luan me Sturm Graz vjen në skuadrën kuqezi pas dy golave që realizoi të dielën në kampionatin austriak me Sturm Graz. Ai u shpreh optimist se Shqipëria do të luajë për të dalë me pikë nga transferta kundër Francës kampione të botës.

Në të njëjtën linjë edhe deklaratat e portierit të Lacios, që rikthehet të kombëtaren e Shqipërisë pas dëmtimit që e la jashtë në sfidat e fundit të përfaqësueses.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb