TIRANË- Si pasojë e shirave të dendur që kanë rënë gjatë gjithë ditës edhe në kryeqytet ashtu si edhe në të gjithë vendin, vijnë edhe raportimet e para për rrugë e zona të bllokuara.

Kështu mësohet se është përmbytur një pjesë e autostradës Tiranë-Durrës, ndërsa qytetarët që sjellin edhe një video nga vendngjarja raportojnë për “BalkanWeb” se që prej një ore janë bllokuar në kryqëzimin e Rinasit.

 

Ata thonë gjithashtu se prej një ore nuk kanë parë prezencë të forcave të policisë.

Në lidhje me situatën, policia Rrugore thotë se në afërsi të një karburanti niveli i ujit në rrugë shkon mbi 0,75 metra, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.

Ndërsa kanë ndërhyrë duke devijuar mjetet në rrugën dytësore, Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe rritjen e kujdesit në rrugë gjatë drejtimit të automjetit.

Të telefonojnë në numrin 112 dhe shërbimet e Policisë rrugore dhe ato të rendit do t’ju vijnë në ndihmë menjëherë“,- thuhet në njoftimin e policisë.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb