Shumë banorë të Durrësit, të cilët janë prekur nga tërmetet e rëna më datë 21 shtator janë duke kaluar natën në çadrat e ngritura në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit.

Ata po kalojnë natën në stadium, për shkak të pasigurisë që ndjejnë, në rast se do të qëndronin në banesat e tyre, shumica e të cilave janë plasaritur.

Siç mund të vërehet edhe nga kjo video, në çadra ka edhe plot fëmijë të vegjël. Shqipëria u godit nga disa tërmete rresht me magnitudë mbi 5 ballë Righter.

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb