KUMANOVE– Familjet shqiptare që jetojnë në Kumanove janë detyruar sot të largohen nga qyteti i tyre për shkak të situatës së tensionuar të krijuar atje, si pasojë e përplasjes së një grupi të armatosur me policinë maqedonase. Mediat vendase kanë përcjellë video amatorë të filmuara nga vetë qytetarët, të cilët tregojnë qartë për largimin e tyre, me anë të mjeteve të ushtrisë.

Në video duken nëna së bashku me fëmijët e tyre, që të përlotur braktisin shtëpitë për të gjetur një vend të sigurt.

Banorët thonë se janë kontrolluar të gjithë nga policia.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb