Barazim 1-1 mes Juventusit dhe Atalantës në Bergamo. Bardhezinjtë realizuan me Kalulu, në fillimin e pjesës së dytë, pas një asisti të Mc Kennie.

Ekipi i Gasperinit u përpoq që të reagonte dhe ia doli që të barazojë me Retegui, 12 minuta nga fundi i kohës së rregullt.

Në këtë takim titullar luajti edhe Berat Gjimshiti, edhe pse vinte nga një dëmtim. Atalanta është në vendin e 3-të ndërsa Juventusi në vendin e pestë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb