Skëndërbeu dhe Tirana ndanë pikët, pas barazimit 1-1 në Korçë, në ndeshjen e Superiores.
Korçarët treguan dëshirë të madhe dhe rrezikuan me Nikaj, i cili vendosi në provë portierin Selmani.
Në fundin e fraksionit, festa është e gjitha për të besuarit e Gjokës, që kaluan në epërsi me Nasër.
Në fillimin e pjesës së dytë, bardheblutë reagojnë dhe vendosin ekuilibrat. Një ekzekutim perfekt i një goditje dënimi nga Ndreca, lë të shtangur në vend portierin kundërshtar, që në këtë rast mbetet spektator.
Më pas, të dyja ekipet u treguan të kujdesshme, duke mos lejuar shumë hapësira dhe në fund shtrënguan duart.
Me këtë rezultat, Skënderbeu është në vendin e shtatë me 37 pikë, ndërsa Tirana në vendin e tetë me 36 pikë.
Me kalimin e javëve, gara për mbijetesën sa vjen e ashpërsohet dhe llogaritë janë ende të hapura.
Në ndeshjet e tjera, Elbasani mundi 1-0 Bylis, ndërsa Partizani mposhti 1-0 Egnatian. Teuta kaloi pengesën e Laçit me shifrat 1-0, ndërsa Vllaznia shkëlqeu me Dinamon, me një sukses 3-0.
(J.S/BalkanWeb)