Barazim 1-1 mes Egnatias dhe Vllaznisë, në përballjen e javës së 13-të të elitës. Ndeshja në Rrogozhinë nisi me ritëm të lartë dhe me intensitet. Vendasit festuan pas vetëm një minute lojë. Regi Lushkja ndëshkoi shkodranët, me një gol fantastik.
Me kalimin e minutave, mysafirët tentuan të futeshin në lojë me anë të Balaj, por pa rezultat. Të besuarit e Tetovës iu afruan golit të dytë, por portieri Qarri tha “jo” në të 26-tën.
Në minutën e 56-të, Vllaznia barazoi shifrat me Dodaj, i cili ia doli që të dërgojë topin në rrjetë, duke shfrytëzuar në maksimum një rast të një topi të mbetur në zonë.
Me këtë rezultat, Vllaznia shkon në kuotën e 22 pikëve, përkohësisht në krye të klasifikim. Kampionët në fuqi e shohin veten në vendin e 3-të me 20 pikë. Kjo javë ka në program edhe ndeshje të tjera mjaft interesante, të kampionatit shqiptar.
(J.S/BalkanWeb)