Barazim spektakolar 2-2 në Torino, në ndeshjen ndërmjet Juventusit dhe Fiorentina.

Pjesa e parë ishte me mjaft ritëm, teksa Thuram zhbllokoi llogaritë. Në të 38-tën, ish-sulmuesi i bardhezinjve, Kean ndëshkoi “Zonjën e Vjetër”, duke vendosur ekuilibrat.

Në fillimin e pjesës së dytë, sërish Thuram dërgoi në festë Juven. Skuadra violë nuk u dorëzua dhe në të 87-tën, Sottil realizoi golin e barazimit.

Juventus dhe Fiorentina kanë grumbulluar nga 32 pikë dhe renditen përkatësisht në vendin e gjashtë dhe të pestë.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb