Emocione të mëdha në ndeshjet e javës së 3-të të fazës së ligës në Champions. Barcelona triumfoi 4-1 ndaj Bayernit, në një ndeshje spektakolare. Sfida u zhbllokua që në minutën e parë, me Raphinha që dërgoi në festë katalanasit. Bavarezët u kundërpërgjigën me Kane.

Djemtë e Flick mbyllën pjesën e parë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke realizuar dy gola me Lewandowskin dhe Raphinhan. Në fillimin e pjesës së dytë, Raphinha kompletoi tripletën personale, duke mbyllur llogaritë e sfidës. Bayern mbetet në kuotën e 3 pikëve pas 3 ndeshjesh, ndërsa Barcelona shkon në kuotën e 6 të tillave.

Transferta zvicerane e Young Boys rezultoi shumë e vështirë për Interin, me ndeshjen që përfundoi 0-1, falë një goli në  fund. Manchester City nuk has aspak vështirësi ndaj Spartës së Pragës, duke fituar 5-0. Edon Zhegrova ishte protagonist me gol, në suksesin 1-3 të Lille ndaj Atleticos.  Buzëqesh Liverpool që kalon 0-1 pengesën e Leipzig.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb