“The Best” i vitit, lojtari më i mirë në botë sipas FIFA-s, Leo Messi po përjeton një fillim sezoni të mallkuar. Për herë të parë në 6 javë në La Liga, “pleshti” zbriti në fushë si titullarë, impakti i tij te Barça është jashtëzakonisht i madh, këtë e vërtetoi dhe një herë ku pas vetëm 6 minutash lojë, një kros i tij nga goditja e këndit u konvertua në gol nga Griezmann. Gjithçka po shkonte siç duhet për Barçës teksa Arthur në minutën e 15-të dyfishoj shifrat. Villareal rihapi takimin në fundin e pjesës së parë me një goli shumë të bukur nga S.Cazorla.

Ky ishte goli i 10-të që “blaugranat” pësojnë këtë sezon, një rekord shumë negativ, e të mendosh që Baça ka në këto momente mbrojtjen më të dobët në La Liga. Kur të gjithë prisnin që Messi të merrte kontrollin e lojës në pjesën e dytë, ylli argjentinas qëndroi në dhomat e zhveshjes ku një shqetësim muskulor nuk e lejoi të zbriste në fushë. Ky rikthim te fitorja u zbeh shumë pas dëmtimit të radhës së Messit, një dëmtim që vë në pikëpyetje prezencën e tij në Champions League kundër Inter. Jo vetëm Messi, kjo nuk kishte një mbrëmje pozitive as për Luis Suarez i cili gjithashtu u largua nga fusha i dëmtuar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb