Barcelona vijon serinë e rezultateve pozitive në La Liga. Kryesuesit e kampionatit fituan 3-1 ndaj Espanyol, në Estadi Olímpic Lluís Companys.

Katalanasit iu falën dopietës së Olmos dhe golit të Raphinhas, në pjesën e parë. Te Espanyol, Marash Kumbulla u largua nga fusha i dëmtua, në minutën e 40-të.

Në pjesën e dytë, goli i Puado për ekipi ne Gonzalez shërbeu vetëm për statistikë. Barcelona kryeson me 33 pikë, 9 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt. Espanyol është në vendin e 17-të.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb