Barcelona ka regjistruar një fitore minimale  1-0 kundër Real Valladolidit në ndeshjen e javës së 24 në La Liga.

Në ndeshjen e zhvilluar në  Camp Nou ‘pleshti’ ka qenë protagonist i kësaj fitoreje me golin e shënuiar nga pika e bardhë e penalltisë.

Messi shndërroi në gol një penallti të fituar nga Gerard Pique në minutën e 43-të.

Barcelona fitoi edhe një penallti tjetër në minutën e 85-të por Messi kësaj here u tregua i pasaktë.

Barcelona vazhdon të jetë lider në La Liga, ndërsa pas kësaj fitoreje është ngritur në kuotën e 54 pikëve, shtatë më shumë se Atletico Madridi dhe nëntë më shumë se Real Madridi (që këtë javë luan kundër Gironas).

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb