Pa Lionel Messi të dëmtuar, Barcelona mbylli me fitore turin veror në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kampionët e La Liga mundën 2-1 Napolin, ndërsa në këtë sfidë si zëvendësues luajti vetëm 13 minuta edhe Elseid Hysaj.

5d4b7cb6c2946
5d4b7cb6c2946

Skuadra italiane e drejtuar nga Carlo Ancheloti luajti me personalitet, duke vendosur në vështirësi rivalët, por u ndëshkua në minutën e 38-të. Busquets goditi saktë nga distanca për të kaluar në epërsi Barcelonën.

E shpejtë ishte përgjitha e nënkampionëve italianë, që katër minuta më pas kishin ndihmën e Umtiti për të barazuar shifrat. Pa fat mbrojtësi francez, që devijoi topin në portën e tij, duke vulosur fatin e pjesës së parë.

070418559 B11578b0 35d0 4d39 8801 8896df02c74d
070418559 B11578b0 35d0 4d39 8801 8896df02c74d

Me rikthimin në fushë pas pushimit, rezultati qëndroi i pandryshuar për një kohë të gjatë. Por shpresat e Napolit për të dalë nga fusha me një rezultat pozitiv u shuan në minutën e 79-të. Rakitic shënoi golin e dytë dhe të fitores për Barcelonën. Vetëm dy minuta më parë kishte zbritur në fushë edhe Elseid Hysaj, që koleksionoi edhe një karton të verdhë për shkak të një ndërhyrje të gabuar.
(balkanëeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb