Barcelona ka kaluar pa shumë probelem transfertën e Eibarit, teksa ka trumfuar 3-0, një fitore që e lejon përkohësisht të marrë vendin e parë në pritje të rezultateve të takimeve të tjera. Katalanasit kanë 19 pikë, 1 më shumë sesa Real Madridi, që luan në mbrëmje përballjen e tij në fushën e Majorkës.


Në “Municipal de Ipurua”, baskët e nisin mirë sfidën, por Barcelona merr menjëherë masat dhe gjen gjeometritë perfekte si në rastin e golit të Antuan Grizmanit, që u lëshua drejt portës dhe mposhti Dmitroviç me një të majtë të saktë, që qethi shtyllën dhe përfundoi në rrjetë. Pjesa e parë do të përfundojë me këtë rezultat.


Në të dytën, Barcelona do të shënojë dhe dy herë të tjera, gola të bukur të ardhur pas kombinimeve të sakta të treshes sulmuese të saj. Fillimisht është Mesi që shënon në minutën e 58-të, ndërsa më pas fton Suarezin të trefishojë në të 66-ën, duke i vënë kapak takimit dhe duke marrë suksesin gjashtë në kampionat.


(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb