Barcelona nuk fal në La Liga. Katalanasit fituan 1-5 ndaj Villareal, në ndeshjen e luajtur këtë pasdite.
Robert Lewandowski vendosi ndeshjen në shinat e duhura, duke realizuar dopietë brenda 35 minuta. Perez ngushtoi shifrat, në të 38-tën. Në pjesën e dytë, të besuarit e Flick nuk ulën ritmin, teksa “tundën rrjetën” edhe 3 herë të tjera me Torres e Raphinha (x2).
Barcelona kryeson La Liga me 18 pikë, 4 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt. Villareal renditet në vendin e pestë. Në ndeshjet e tjera të La Liga, Getafe-Leganes përfundoi 1-1, ndërsa Bilbao mundi 3-1 Celta Vigon.
(J.S/BalkanWeb)