Barcelona ka arritur një tjetër fitore ditën e sotme, teksa ka mposhtur në transfertë skuadrën e Getafes. Ka qenë një triumf 2-0 për ekipin e Valverdes, që ka realizuar nga një gol në çdo pjesë loje, për të futur në xhep 3 pikët e radhës që e ngjisin në kuotën e 13 pikëve dhe e vënë në ndjekje të Real Madridit.

Golin e parë e realizoi uruguajani Luis Suarez, që në minutën e 41-të kaloi me një parabël të shkëlyqer David Sorian duke çuar katalanasit në dhomat e zhveshjes në epërsi. Me fillimin e pjesës së dytë, Junior ka shënuar golin e dytë, duke përfituar në minutën e 49-të nga një kontroll i keq i topit nga Soria. Minutat e fundit blaugranat kanë vuajtur disi, pasi mbetën me 10 vetë pas kartonit të kuq të francezit Lengle në të 82-ën.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb