Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, i ndodhur në “arrest shtëpie” pas përplasjes në KZAZ-në e Shkodrës, përmes një statusi në Facebook ka denoncuar një skandal nga qyteti verior, ku sipas tij disa militantë të Partisë Socialiste kanë hapur me gurë fresibël derën e shkollës “Kol Idromeno”.

Postimi i Bardh Spahisë:

SHKODRA SONTE NEN DHUNE E TERROR.
Banditizmi vijon ne Shkoder…militantet e PUSHT-etit po hapin deren e shkolles “Kol Idromeno” me gur fresibel! Nuk pyesin se dhunojne institucione publike, se policine e kane ne krah. Dhune me standard rilindas! E turpshme cfare pretendojne t’i japin Shkodres! #Banditizem#Turp.

 

Gjithastu ish-deputeti Spahia  pak orë më parë ka publikuar dy video në “Facebook”, përmes të cilave tregon se si shpërthehet qendra shëndetësore në zonën e Qafë Hardhisë nga individë të Partisë Socialiste.

Ndër të tjera, ish-ligjvënësi i djathtë shkruan se institucionet po dhunohen, por policia nuk bën asnjë veprim.

“BANDITIZMI, EDHE SI SJELLJE E SHTETIT BANDIT! Ja se si shperthehet qendra shendetesore ne zonen e Qafe Hardhise ne Shkoder nga individe te PS! Kete stil njohin, se per ta shteti eshte pushtet per t’u sjelle sic thote partia e jo ligjet e rregullat! Kur institucionet dhunohen ne kete menyre, kete e quajne standart. Cuditerisht policia nuk ben asnje veprim, hesht dhe i mbron krahet ketij “standardi”. #BanditShtet”, shkruan Spahia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb