Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka publikuar një video ku shfaqet dokumenti zyrtar i raportit zyrtar të Komisionit të Ligjeve për ndryshimet kushtetuese të firmosur nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Sipas Bardhit dhe asaj çfarë shkruhet në raport, ndalohen koalicionet parazgjedhore dhe Sekretari i PD thotë se ky është qëllimi i vetëm i ndryshimeve të njëanshme kushtetuese.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Por nga ana tjetër ai akuzon Ramën si gënjeshtar që ka frikë nga humbja në zgjedhjet e ardhshme.

Kryeministri Edi Rama ka thënë se me ndryshimet kushtetuese që sjellin hapjen e listave, pamundësohen vetëm koalicionet parazgjedhore në modelin klasik, por nuk do të thotë se do të ndalohen në forma të tjera si me një listë të përbashkët mes partish apo pas zgjedhjeve. Por Bardhi dhe PD denoncojnë se qëllimi i Ramës është ta heqë fare termin koalicione parazgjedhore nga Kushtetuta pasi kjo e avantazhon atë në zgjedhjet e ardhshme të 2021.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb