KAVAJE – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhej sot në Kavajë për t’iu bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e 18 shkurtit në Tiranë. Por fjala e tij për mediat, u shoqërua me një incident të vogël. Një militant i ish-kreut të Bashkisë së Kavajës, iu drejtua liderit të opozitës duke thënë: “Shiko se çfarë ka bërë Elvis Roshi”.

Basha mjaftohet me një kthim koke por nuk i kushton rëndësi fjalës së tij, pasi ishin mbështetësit e PD-së që në pamjet filmike duket se e larguan militantin e Roshit.

Basha e vlerësoi Kavajën si qyteti i parë që vrau frikën dhe u ngrit kundër regjimit komunist. Ai gjithashtu u shpreh se PD nuk kthehej nga kjo betejë pa fitore.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: