TIRANË

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbërritur në ambientet e spitalit të Traumës, aty ku ndodhet sekretari organizativ i selisë blu, Sahit Dollapi.



Ky i fundit u la i lirë nga policia në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ai u lëndua gjatë ditës së djeshme në përplasje me policinë në rrugën afër Kuvendit të Shqipërisë.


Gazetari Erjon Skëndaj tha për “BalkanWeb” se kryedemokrati ka qëndruar pak minuta në ambientet e spitalit të Traumës, ndërsa  lideri i selisë për mediat deklaroi se protestat do të vijojnë.

“Mjekët po e mbajnë nën kontroll, pasi ka marrë shumë dëmtime nga arrestimi i policisë”-theksoi Basha.

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike, Sahit Dollapi vijon të marrë ndihmën mjekësore pasi sipas bluzave të bardha ai ka pësuar dëmtime në pjesën e shpatullës.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: