Lë qelinë Mariela Berisha. Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se sot Gjykata e Tiranës vendosi arrest shtëpie për autoren kryesore të sulmit ndaj Klea Prengës, ndërsa detyrim paraqitje për Antonela Berishën.

Dy motrat u vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës. Gjykata vendosi fillimisht “arrest me burg” për Mariela Berishën dhe “detyrim paraqitje” për Antonela Berishën. Kjo e fundit është paraqitur sot në gjykatë. Antonela Berisha u paraqit në gjykatë, pasi motrat Berisha kishin rivlerësimin e masës së sigurisë.

Kujtojmë se nga dhuna e ushtruar, modelja Klea Pranga ka pësuar dëme të konsiderueshme shëndetësore.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb