Të buzëqeshur, të relaksuar si kurrë më parë. Pranë njëri tjetrit, të vetëdijshëm se nuk ishte kjo mbrëmja e tyre por Messi dhe C.Ronaldo dhuruan një show fantastik gjatë ceremonisë në Montekarlo. Pa top në këmbë, pa presionin se kush është më i mirë por me deklarata të ëmbla për njëri-tjetrin, intervista e dy lojtarëve më të mirë në botë po bën xhiron në rrjetet sociale.



“A i mungojmë njeri-tjetrit? Po, ka qenë një rivalitet i bukur, tani e ndjek nga larg”, u shpreh Messi. Reagimi e Ronaldos erdhi menjëherë më pas: “Kemi ndarë këtë pallat prej 15 vitesh, nuk e di nëse ka ndodhur më parë por nuk është e lehtë. Kemi një raport të mirë dhe pse ende nuk kemi ngrënë një darkë sëbashku, por shpresojmë në të ardhmen. Sigurisht më mungon të luaj në Spanjë kundër tij. Më ka shtyrë të përmirësohem, ashtu siç kam bërë un për të. Ka qenë e bukur të ishim pjesë e historisë së futbollit. Messi është 3 vite më i ri se un por mendoj se jam ende në formë për moshën që kam. Shpresoj të jem ende këtu në 2-3 vitet e ardhshme, përfundoi Ronaldo.
(BalkanWeb)