Bayern Munich i dha fund pak ditë më parë aventurës me Niko Kovac por ky ishte problemi më i vogël pasi të dy palët ishin të vetëdijshëm se kishte ardhur momenti për të ndërprerë bashkëpunimin. Dhimbjet e kokës për drejtuesit e klubit fillojnë tani, i duhet të gjejnë një trajner ekspert për ti dhënë sezonit një tjetër rrjedhë. Në tryezën e drejtuesve qarkullojnë shumë emra, të shumë janë trajnerët që preferojnë të ulet në stolin e rekordmenëve të futbollit gjerman, një prej tyre sipas “Bild” është edhe Arsene Wenger.

E përditshmja gjermane shkon edhe më tej duke saktësuar se francezi është i gatshëm të marrë drejtimin e Bayern edhe deri në fund të sezonit, një zgjedhje emergjente për të vendosur më pas me qetësin për trajnerin e ri. Gjithnjë sipas “Bild”, drejtuesit e klubit janë fiksuar pas Erik Ten Hag, trajneri i Ajax, madje kanë nisur kontaktet me drejtorin sportiv të klubit, Marc Overmars, për të kuptuar nëse ekziston ndonjë mundësi që Ten Hag të lirohet nga “shigjetarët”.

Vetë trajneri në konferencë për shtyp është pyetur mbi këtë temë: Bayern? Është një ekip fantastik, e kam shijuar shumë kohën time atje. Ka një vend të veçantë në zemrën time. Por tani jam te Ajax dhe këtu jam i përqendruar, ju konfirmoj që këtë sezon do qëndroj këtu, u shpreh tekniku gjerman.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb