Bayern nuk fal në shtëpi teksa triumfon 3-2 ndaj St Paulit, në ndeshjen e vlefshme për Bundesligën.

Bavarezët kaluan në epërsi pas më shumë se çerek ore lojë. Ekipi i Kompani ushtroi presion para zone dhe “rrëmben” topin, me Olise që shërbeu mjaft mirë për Kane, i cili ndëshkoi mysafirët.

Të besuarit e Blesin reagojnë dhe gjejnë forcat për të vendosur ekuilibrat. Një aksion me shumë pasime finalizohet me sukses nga tuniziani Sed. Pjesa e parë përfundoi në barazim ndërsa fraksioni i dytë do ishte mjaft interesant.

Bayern e nisi në mënyrë perfekte pjesën e dytë, me Sane që “ndezi” festën vendase me një goditje të fortë me të majtën. Pak më vonë Sane kompletoi dopietën, duke i siguruar fitoren skuadrës, e cila shkon në kuotën e 65 pikëve.

Në krahun tjetër, Ritzka ngushtoi shifrat në fund, por pa mundur dot të fusë skuadrën në lojë, pasi ishte tepër vonë.

Bayern kryesues ka 6 pikë më shumë se Leverkusen ndjekës dhe në sfidën e radhës do të përballet me Augsburg në transfertë, me synimin e vetëm fitoren.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb