Bayern vijon marshimin drejt titullit kampion, teksa fitoi 0-4 ndaj Heidenheim. Bavarezët nuk hasën aspak vështirësi, madje realizuan 3 herë në pjesën e parë me autorë të ndryshëm si Kane, Laimer dhe Coman. Në pjesën e dytë shënoi edhe Kimmich.
Ekipi i Kompany kryeson me 72 pikë, 9 pikë më shumë se Leverkusen e vendit të dytë. Ndeshja e radhës për Bayern është ndaj Mainz në shtëpi. Në ndeshjet e tjera, Leipzig nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Kiel.