Bayernit i ka mjaftuar një gol në fushën e St.Paulit, për të marrë 3 pikët e radhës në Bundesligë (0-1). Autori i golit të vetëm të takimit është Musiala, i cili realizoi në minutën e 22-të. Ekipi i Kompany shtoi presionin në pjesën e dytë, por pa mundur dot të gjejë golin e sigurisë. Bayern kryeson kampionatin, me 26 pikë.
Në ndeshjet e tjera, Leverkusen nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1, ndërsa Dortmund pësoi disfatë 3-1 në fushën e Mainz.
(J.S/BalkanWeb)