Bayern fitoi 0-1 ndaj B. Monchengladbach, në sfidën e javës së 16-të të Bundesligës. Harry Kane përktheu në gol një penallti, në minutën e 68-të.

Me këtë rezultat, bavarezët e drejtuar nga Kompany kryesojnë kampionatin me 39 pikë, 4 më shumë se Leverkusen. Gladbah, në krahun tjetër është në mesin e tabelës.

Në ndeshjet e tjera, Freiburg kaloi 3-2 pengesën e Holstein Kiel, ndërsa Heidenheim mundi 2-0 Union Berlin.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb