Këngëtarja me origjinë shqiptare ka befasuar fansat shqiptarë gjatë një koncerti në Brooklyn. Pak momente pas përfundimit të koncertit këngëtarja nga Dibra është shfaqur në ballkonin e ambientit ku performoi për të përshëndetur fansat e saj shqiptarë.

Në videon e publikuar nga vetë këngëtarja në Instagram, shihet se ajo bashkë me publikun brohorisnin me të madhe “Kuq e zi”, ndërsa valëvit edhe flamurin kombëtar.

Kjo video ka emocionuar fansat, të cilët kanë pëlqyer momentin kur kanë parë që këngëtarja është kaq entuziaste për ngjyrat kuq e zi.

Letting Brooklyn Know… Kuq e zi. Red and black.

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on


(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: