Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha pas suksesit në Sunny Hill, është filmuar me Monika Kryemadhin në Tiranë. Deputetja e PL mbylli sezonin parlamentar të premten, për pushimet verore. Të dyja kushërirat, të cilat njihen për raportin e tyre mjaft të afërt, janë bërë bashkë në kryeqytet.

Dy dibraneve, pas shëtitjeve dhe takimeve me miq e kushërinj, nuk kishte si t’iu mungonte momenti i gatimit.

Ato janë pikasur duke bërë pazar në supermarket si dy amvisa tradite. Për Monën e dimë që ka pasion gatimin por mesa duket ka futur edhe Bebe Rexhën në “valle”.

Nuk e dimë nëse menuja sot është pulë me jufka, gatim ky tradicional dibran, por duhet të presim postimin e radhës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb