Philipp Coutinho pritet të bëjë sonte debutimin me Barcelonën pasi katalanasit luajnë ndeshjen e kthimit në “Cam Nou” në Kupën e Mbretit kundër Espanyol.

Në takimin e parë Barcelona humbi 1-0 dhe sonte duhet patjetër të përmbysë shifrat. Ndonëse me shumë mundësi nuk do të jetë nga minuta e parë, braziliani i cili u ble për 162 mln euro, do ta japë kontributin e tij për të përmbysur rezultatin pasi Emery pritet ta aktivizojë gjatë ndeshjes.

Para këtij momenti të veçantë, Coutinho, të cilin në Barcelona e shohin si zëvendësuesin e Ronaldinho-s, ka ndarë një mendim për ishullin e tij.

Mesfushori 25-vjeçar shprehet se Ronaldinho ka shkruar historinë te Barcelona dhe ai do të ishte tepër i lumtur nëqoftëse përsëriste pak nga ajo që ai ka bërë.

Deklaratat e Coutinho-s i ka dëgjuar vetë Ronaldinho i cili i ka dhënë një mesazh inkurajues bashkëkombasit të tij pak para debutimit.

“Ckemi Coutinho. Po flet Ronaldinho këtu që të uron të gjithë fatin e botës. Jep gjithçka dhe bëj njerëzit të lumtur, kjo është ajo që ata duan. Kënaqu dhe pjesa tjetër do të ndjekë. Ok? Shko i qetë.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: