Nëse në telefonin tuaj ju vjen një mesazh më tre shkronja, atëherë duhet të bëni kujdes, pasi jeni në rrezik. Sipas një hakeri, i cili ka demonstruar eksperimentin, me marrjen e këtij mesazhi telefoni del jashtë funksionit. Telefoni ngrin për rreth 1 minutë dhe nuk merr asnjë komandë, ndërsa përdoruesit janë të detyruar ta ristartojnë.

Untitled
Simbolet në tekstin e mesazhit që nuk duhet ta hapni

Përveç bllokimit të numrit përmes këtij mesazhi virus, viktima nuk ka asnjë mënyrë për ta parandaluar, edhe pse efektet janë të përkohshme dhe nuk punojnë në versionin më të fundit të iOS.

Kur mesazhi me tre karaktere është pranuar, atëherë një iPhone do të bëhet përkohësisht i papërdorshëm, dhe prekja me gisht dhe butonat fizik nuk funksionojnë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: