TIRANË

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona dhe një të tretë e ka shpallur në kërkim. Sipas bluve të kryeqytetit, këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin  vendosnin gjoba ndaj peronave të ndryshëm. Këta persona dyshohet se i kanë vendosur gjobë 12.000 euro një shtetasi dhe kanë arritur t’i marrin shumëm prej 7500 eurosh.



Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni “Përsëritësit“ për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e gjobvënies Operacioni nga Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në D.V.P Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Vihen në pranga dy pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal si dhe shpallet në kërkim një tjetër Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës ne D.V.P Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare për Krime te Renda Tiranë pas një pune të mirë-organizuar disa javore duke përdorur dhe metoda speciale hetimi, finalizoi me sukses operacionin “Përsëritësit“ si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: – E.G.,.30 vjeç, banues në Tirane, me precedent penal në fushën e gjobvënies; – I.B., 18 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e një 35 vjeçari, me banim në Tiranë. Nga hetimet e deritanishme, pjesëtarët e këtij grupi të strukturuar kriminal në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se në periudha të ndryshme kohore, janë autorë të disa rasteve të shtrëngimeve me anë të kanosjes për dhënie pasurie, në qytetin e Tiranës.


Këta shtetas dyshohet se i kanë vendosur gjobë 12.000 euro një shtetasi, të cilit i kanë marrë 7.500 euro. Nga ana e grupit hetimor vazhdon puna intensive për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje dhe disa ngjarjeve të tjera që dyshohen se janë kryer nga këta persona. Materialet do t’i kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë për Krime të Rënda për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie, e kryer në bashkëpunim”-njofton policia.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb