Më në fund pak qetësi për Real Madrid dhe Zinedine Zidane, që shijojnë fitoren e parë të verës. Megjithëse me vështirësi, skuadra madrilene mundi 5-3 Fenerbahce në sfidën e vlefshme për turneun miqësor “Audi Cup”, ndërsa protagonist absolut ishte Karim Benzema. Deri te suksesi, “los blancos” duhet të vuanin, teksa e panë veten shumë shpejt në dizavantazh, pas golit të Rodriguez, që kaloi turqit në epërsi në minutën e 6-të.

Përgjigja e spanjollëve ishte e shpejtë, ndërsa në skenë u ngjit Benzema. Sulmuesi barazoi shifrat në minutën e 12-të. Po vetë në të 27-të, francezi ndali sërish topin në rrjetë për të përmbysur rezultatin në favor të Real Madrid. Por festa e të besuarve të Zidane zgjati pak. Dirar i ndëshkoi edhe një herë, duke vulosur në barazim pjesën e parë. Me rikthimin në fushë pas pushimit, Benzema konfirmoi mbrëmjen e tij të madhe me golin e tretë personal në minutën e 53-të.

1158876275.jpg.0
1158876275.jpg.0

Fenerbahce barazoi edhe një herë shifrat me Tufan (59’), por më pas u dorëzua përfundimisht. Nacho realizoi golin e katërt për madrilenët, ndërsa në fundin e sfidës Mariano Diaz vulosi fitoren e skuadrës së Zidane, që mund të jetojë disa ditë të qeta pas kritikave të ashpra që e kanë shoqëruar këtë verë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb