Zbardhen detaje të reja nga atentati në Postribë të Shkodrës. 33-vjeçarin Ramazan Mataj në Dragoç e kanë vrarë brenda në makinën e tij Mercedes Benz kur ka qenë duke ikur në shtëpi.

Ndaj të riut është qëlluar me breshëri plumbash dhe dallohet nga makina e autorit e qëlluar disa herë nga ana e shoferit. Makina është bërë “shoshë” nga breshëria e kallashnikovit.

Autorët dyshohet se kanë vëzhguar lëvizjet e të riut gjatë mbrëmjes së djeshme dhe në momentin që ka dalë në rrugën kryesore të fshtatit e kanë qëlluar duke e lënë të vdekur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb