Gara për makinën e parë pa shofer ka kohë që ka nisur. Por me futjen në këtë “valle” edhe të gjigantit Mercedes-Benz, e ardhmja ka marrë tjetër pamje! Në Panairin e Elektronikës të mbajtur këtë vit në Las Vegas, Mercedes u paraqit me modelin futurist F015, që ngjan më tepër me një dhomë pritje e lëvizëshme.

Shefi ekzekutiv i Daimler, Diter Cetçe, e prezantoi makinën luksoze mes shumë duartrokitjesh nga publiku, që mbeti i mahnitur nga dizajni dhe format e saj, por më tepër nga fakti që kur u hap dera, panë se makina po ecte vetë, pa shofer.

Cetçe shpjegoi se makinat autonome do të ndryshojnë shoqërinë njerëzore dhe konceptin e makinës si mjet transporti.

“Para 30 vitesh këto makina më dilnin në ëndërr. Ndërsa tani është fantastike që jam pjesë e realizimit të këtij projekti. Ne kemi përgjegjsi sepse jemi kompania që kemi shpikur makinën. Kështu që duhet të jemi po ne ata që rishpikim makinën… dhe pikërisht këtë kemi ndërmend të bëmë”.

Prototipi F 015 ka kapacitet për katër persona, të cilët mund të qendrojnë përballë njeri-tjetrit dhe të bisedojnë sikur të ishin në një dhomë komode. Sepse prototipi nuk i ka harruar detajet klasike si veshjet e lëkurës, punimet me dru lajthie, çatinë me xham për një pamje panoramike dhe ndriçimin me LED.

Aftësia e prototipit për të lëvizur në menyrë autonome i tribuohet shqisës së shtuar, të cilën modeli F 015 e ka përvetësuar nga një sistem i sofistikuar kompjuterik. Rruga monitorohet përgjatë gjithë kohës së udhëtimit përmes mikrokamerave, radarëve 360 gradësh dhe sensorëve ultrasonikë.

https://www.youtube.com/watch?v=DYTV4d-Gn0s

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: