Me paterica, duke çaluar dhe i rrethuar nga gazetarë, Neymar përfundon në polici ku ka dhënë versionin e tij mbi ngjarjet e fundit ku akuzohet për përdhunim. Pak ditë më parë në qendrën stërvitore, Neymar kishte marrë mandatin për tu paraqitur në policinë e Rio de Janerios, fill pasi bëri publike mesazhet dhe videot që kishte shkëmbyer me vajzën që e akuzon. Në Brazil kjo quhet vepër penale, ku publikon video e sms pa pëlqimin e palës tjetër, në këtë rast të vajzës, vepër kjo e cila mund të dënohet nga 1-5 vite burg.

Ylli i PSG u paraqit në rajonin e policisë rreth orësh 19:00, më orën lokale, dhe qëndroi për rreth dy orë duke dhënë dëshminë e tij. Përballë interesimit të madh të medias, Neymar foli shumë shkurt: “Dua vetëm të falënderoj të gjithë për mbështetjen”, u shpreh braziliani duke u larguar me paterica dhe duke çaluar si pasoj e dëmtimit të pësuar në kavilje. “Neymar dëshiron vetëm të sqaroj atë që ka ndodhur, kemi besim”, u shpreh avokati i tij.

Neymar pritet të paraqitet sërish në polici pasi akuzat mbi të janë më të vërtetë të renda. Najila Trindade, modelja 26-vjeçare, rrëfeu në televizion versionin e saj ku e akuzon Neymar për dhunë fizike dhe për përdhunim.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb