Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka postuar një video në rrjetet sociale duke vendosur si pjesë të saj këngën e Unikatilit “Mos më shaj mas shpine”.
Në video përmbahen fjalë të tilla si “plesht” dhe “armiq”. Kjo është video e parë në vazhdën e serialit Rama-Basha që ka ndezur rrjetin, ku protagonistë janë kryeministri Edi Rama dhe Lulzim Basha të cilët kanë vendosur ti drejtohen njëri-tjetrit me tekstet e këngëve të këngëtarit me pseudonimin “Unikatili”.
(Balkan Web)