Adriatik Lapaj, kryetar i lëvizjes “Shqipëria Bëhet” në emisionin Open në News24, duke komentuar marrjen si të pandehur të ish-Kryeministrit Sali Berisha nga ana e SPAK u shpreh se fajësia në të drejtën penale duhet të provohet pa asnjë mëdyshje.
Lapaj tha se me hapin që kanë ndërmarrë Prokurorët duhet ta provojnë 100% akuzën që kanë ngritur, pasi edhe sikur të kenë lënë një shteg të vogël, bie gjithçka poshtë.
Ai tha se SPAK ka një sfidë të vështirë për të provuar akuzën, duke shtuar se besonte se gjatë muajve të fundit mendonte se SPAK do të kishte hetuar edhe për çështje të tjera.
Lapaj tha se ish-Kryeministrin e kanë marrë në qafë avokatët, referuar kohës kur iu caktua masa e sigurisë së “arrestit të shtëpisë”.
“Berishës iu dha një masë më e lehtë në fillim, ishte ajo e detyrimit të paraqitjes, dhe ai mund të bënte jetë parlamentare.
Tani kur iu vendos “arrest shtëpie” avokatët e Berishës u rikthyen te çështja efillimit, duke paraqitur 5 kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë, pra kërkonin detyrim paraqitje.
Tani dy gjëra janë: ose kemi një strategji juridike të gabuar, ose z.Berisha donte të krijonte fabulën e një të burgosuri politik”, tha Lapaj.