TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndaluar marshimin e tij për të biseduar disa çaste me efektivët e policisë e vendosur përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Berisha i ka pyetur policët nëse është e drejtë që ata të bëjnë vetting dhe ministri jo. Më pas i ka siguruar se nuk do të kenë asnjë shqetësim.

“Ju të bëni vetting dhe ministri juaj të mos bëjë. E drejtë është kjo, absolutisht nuk është. Deri sa të bëjë vettingun ai, ne nuk i ndahemi. Punë të mbarë. Mos keni merak, asnjë shqetësim nuk do keni”, dëgjohet Berisha në video teksa iu thotë efektivëve të policisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb