TIRANE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në faqen e tij të ‘Facebook’ mesazhin e një qytetari dixhital.

Ky i fundit i ka dërguar një video Berishës, ku shihet se si është pusetat në rruga e re Lin-Pogradec janë bllokuar, ndërsa uji kalon përmes asfaltit.

DENONCIMI TEK BERISHA
Kjo është rruga qe pas pese vitesh mezi i hodhën asfaltin dhe inauguruan.
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb
Sa here kalon ai i Gjati në rrugën Lin-Pogradec me ministrat vetëm mburret. Ai Gjiknuri tha se është një nder rrugët me te bukura dhe cilësore ne rajon pak kohe ka qe u inagurua dhe ne Mememelisht janë bllokuar pusetat se janë vene tuba te ngaushta dhe sjane vene ne pjerrësi tani qe fillojne shirat, ngrocat, bora-këta banoret do thyejnë krahët, këmbët, brinjët kushedi sa aksidente do kete nga uji qe kalon mes per mes asfaltit ishalla kalojnë këta hajdute qe mos u ngopshin dhe thefshin qafen dhe ishall i bëfshin ilaçe lekët tona dhe tregojani Kryeministrit tone siç e ka qejf ai s’është 3.D po është realit dhe transformimi i rrugëve sipas teje ishalla ka ndonjëri me sedër dhe te përgjegjshëm ne Qeveri te shkoje ta shikoj nga afër dhe te marri masa se do bëhen cope makinat nga ngricat…
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb