Pas humbjes turpëruese kundër Kosovës, Shqipëria nuk ka arritur të ngre kokën as kundër Ukrainës, pasi ekipi i drejtuar nga Panuçi u mund sot 1-4.

Në minutën e 88-t Ndoji shënoi golin e parë për kuqezinjtë, duke e çuar takimin përkohësisht në 1-3. Por shpejt u shua ky moment i mirë, pasi ashtu si më parë ekipi u fik në fushë, duke sjellë si pasojë golin e katërt për kundërshtarët.

Ky episod ka irrituar tej mase Etrit Berishën, portierin e Kombëtares, i cili i është hakërryer shokëve të skuadrës. Gardiani ka shpërthyer në kritika, pasi nuk mund ta besonte sesi vepruan ata në atë moment.

Konoplianka – Goli dyte on Vidnews.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb