DEVOLL

Eskorta e qeverisë  ka arritur të kalojë pa asnjë problem pengesën në aksin rrugor që lidh Korçën me Bilishtin.

Forca të shumta të policisë si dhe FNSH-ja bën të mundur “frenimin” mbështetësve të  opozitës, të cilët për më shumë se një orë  qëndruan në pritje të mbërritjes së eskortës së shefit të qeverisë, i cili po vijon punën për fushatën elektorale të 30 qershorit.


Në momentin e kalimit, mbështetësit e opozitës qëlluan me bidonë të mbushur me ujë në drejtim të makinave, por gjithçka u mbyll këtu dhe nuk u raportua për ndonjë incident.

Pak çaste më parë, në këtë aks pati një përplasje verbale mes zv.drejtorit të Policisë së Shtetit dhe ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji, i cili ishte në mbështetje të qytetarëve. Ata tentuan t’i bllokonin rrugën kryeministrit Rama, por ky i fundit vijoi normalisht rrugëtimin drejt fushatës së radhës në Devoll.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: