Nga zonja Katerina
Përbërësit

2 filxhanë tërshërë, 1 filxhan kuinoa, 3-4 lgj tahini, 3-4 lgj fara lini, 1 ls kanellë, ¼ ls karafilë, 3-4 lgj fara kia, 150 gr susam
150 gr hurma arabie, 150 gr kumbulla të thata, 100 gr rrush të thatë, 100 gr bajame, 100 gr lajthi, 100 gr fara kungulli, 100 gr fara luledielli, 2-3 lgj mjaltë ose sheqer kaf.


Përgatitja

Vendosim në një enë kumbullat, hurmat dhe rrushin e thatë. Hedhim ujë sa të mbulohen frutat e thata dhe i lemë të zbuten për 15 minuta. Ndërkohë grijmë në rende tërsherën dhe kuinoan duke i kthyer në miell.


Pasi të jenë zbutur frutat i grijmë dhe ato së bashku me ujin duke i bërë si një marmalatë.


Në një enë bashkojmë të gjithë përbërësit përveç susamit. I punojmë mirë derisa të realizojmë një brumë të lidhur për biskotat. Më pas i japim formë të rrumbullakët ose një formë tjetër sipas dëshirës. I kalojmë më pas biskotat në fara susami dhe i vendosim biskotat në një tavë ku kemi shtruar një letër që nuk ngjit dhe i vendosim të piqen në furrë për 15 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)