Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, zhvilloi sot një vizitë urgjente në Komisariatin e Mirditës, pas vrasjes mafioze të biznesmenit 47-vjeçar Kastriot Reçi, ish-pronar i televizionit lokal “Media Plus”.

Ministri Lleshaj ka shkuar vetëm në Komisariatin e Policisë së Mirditës, ku ka qëndruar për disa minuta dhe më pas është larguar.

Gazetari Elidon Ndreka sjell në “BalkanWeb” pamjet e largimit të ministrit Lleshaj nga komisariati, ndërsa thekson se Spitali i Rrëshenit ka konfirmuar se 47-vjeçari është qëlluar me një plumb në zemër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb